I gjenden rreth 1,000 fishekë, arrestohet

Një person është arrestuar në Klinë si i dyshuar për veprën penale ‘Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse’.

Lajme

03/03/2015 16:43

I arrestuari është H.G. (1956), shtetas i Kosovës, të cilit i janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie, një pistoletë Zastava M57 me një karikator, një karikator i revoles me gaz, 88 copa fishekë 12GA, 321 copa fishekë cal. 7.62x25mm, 66 copa fishekë cal. 9mm, 89 copa fishekë cal. 6.35mm, 154 copa fishekë cal. 9mm, me gaz, 6 copa fishekë, cal. 7.65mm, me gaz, 5 copa fishekë, cal.7.65mm, 2 copa fishekë, cal. i panjohur, një palë dylbi, 8×60, 100m-1000m, si dhe pajisje për pastrimin e armëve.

Me urdhër të prokurorit në Pejë, ta arrestuarit i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh, transmeton KP.