I gjejnë 360 gurë në tëmth

Kirurgët mbetën të shokuar pasi i gjetën një gruaje indiane 360 gurë mermeri në tëmthin e saj.

Fun

09/08/2015 20:22

Fillimisht gruaja kishte dhimbje stomaku, kishte disa probleme me fshikëzën ndërkaq kishte pasur edhe verdhëzën, që pastaj të përkonin me një rezultat të tillë më vonë, transmeton Klan Kosova.

Sipas Daily Mail, mjekët kishin gjetur këtë sasi gurësh të vegjël në fshikëzën e tëmthit të saj, të cilët i larguan në një operacion 50 minutësh.

Mjekët kishin rrëfyer se 360 gurët në tëmthin e 49 vjeçares indiane, Mousumi Dam, ishin mbledhja më e madhe e gurëve që kishin parë ndonjëherë.