I futën me dhunë ne shtëpi, ia vendosin kapelën dhe e rrahin
Në fshatin Obadi të Leposaviqt persona të panjohur i janë futur një serbi në shtëpi më dhunë.

Lajme
Sipas Policisë së Kosovës, viktima ka raportuar se të dyshuar të panjohur me dhunë kanë hyrë në shtëpinë e tij, ia kanë vënë në kokë një kapelë dhe më pas e kanë lidhur.
Më pas të njëjtit kanë ushtruar dhunë mbi të duke i kërkuar para dhe armë. Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime trupore
. Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka gjetur gjësende të gjuajtura.
Sipas viktimës i njëjti është vetëliruar dhe ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. /Lajmi.net