I erdhi mesazh ku thuhej “më mungon”, Antonela braktis Atdheun në takim

Antonela u largua me lot nga takimi me Atdheun.

ShowBiz

23/04/2021 19:19

Takimi i Antonelës me Atdheun filloi me një befasi të bukur, por nuk përfundoi mirë, shkruan lajmi.net.

Gjatë takimit, dyshja dukeshin shumë të afërt, por në një moment, Atdheut i erdhi një mesazh, ku shkruhej “më mungon”.

Antonela dyshoi se i shkroi ndonjë femër, ndërsa ai nuk iu përgjigj dhe ajo vendosi të largohej nga takimi.

Në anën tjetër, në studio Atdheu tha se ishte nëna ajo që i shkroi dhe atë ia dëshmoi me anë të numrit.

Në fund, Antonela tha se e kishte ekzagjëruar, andaj i kërkoi falje Atdheut për sjelljen. /Lajmi.net/