I dyshuari për vrasjen në Malishevë pritet të lirohet sot nga Klinika e Kirurgjisë Abdominale
Astrit Isufi, i dyshuari për vrasjen e dy vëllezërve të gruas së tij në Malishevë, pritet të lirohet nga Klinika e Kirurgjisë Abdominale. Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i kësaj klinike, Enver Fekaj. “Pacienti është shtrirë në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale dhe aktualisht dhe pritet me u liru sot, por ende është prezent.…
Lajme
Astrit Isufi, i dyshuari për vrasjen e dy vëllezërve të gruas së tij në Malishevë, pritet të lirohet nga Klinika e Kirurgjisë Abdominale.
Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i kësaj klinike, Enver Fekaj.
“Pacienti është shtrirë në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale dhe aktualisht dhe pritet me u liru sot, por ende është prezent. Gjendja e tij është stabile. Konkluzioni i ekipës kujdestare është që pacienti të lirohet për trajtim ambulantiv”, tha Enver Fekaj për Klanin.
Astrit Isufi, i dyshuari për vrasjen e Naim dhe Driton Morinës në fshatin Gollubovc të Malishevës, u arrestua në orët e hershme të mëngjesit të së premtes./Lajmi.net/