I dyshuari për vjedhje në Bahrejn ekstradohet në Kosovë

Shtetasi i Kosovës, i identifikuar si Ekrem Gashi, dyshohet se ishte pjesë e bandës prej nëntë vetësh, që kishin hyrë në një shitore të orëve luksoze të tipit Rolex, në një qendër tregtare në Bahrejn, i maskuar si femër, i veshur me ferexhe.

Lajme

09/12/2013 16:26

Misioni EULEX ka njoftur se personi i dyshuar për vjedhjen e orëve luksoze në Bahrejn, me vlerë prej 1.1 milionë eurosh, është ekstraduar nga Shqipëria në Kosovë.

Shtetasi i Kosovës, i identifikuar si Ekrem Gashi, dyshohet se ishte pjesë e bandës prej nëntë vetësh, që kishin hyrë në një shitore të orëve luksoze të tipit Rolex, në një qendër tregtare në Bahrejn, i maskuar si femër, i veshur me ferexhe tradicionale myslimane, transmeton  RFE një raport të AP nga Prishtina.

Afro 80 orë ishin vjedhur në plaçkitjen e armatosur.

Shumica e orëve të vjedhura ishin gjetur, kur dy të dyshuar ishin arrestuar në Bahrejn.

Pesë të dyshuar ndodhen në burg në Kosovë, dhe pritet procesi gjyqësor kundër tyre, ndërsa dy vetë ende janë në ikje.