I dha lamtumirën futbollit, Marchisio fillon një profesion të ri

Claudio Marchisio ka gjetur një angazhim të ri.

Sport

22/01/2020 11:48

Claudio Marchisio është i gatshëm të fillojë një jetë të re.

Ish mesfushori i Juventusit i cili i dha lamtumirën futbollit rreth tre muaj më parë, nuk do të mbetet larg ngjyrave të ish skuadrës së tij.

Nga fëmijëria tifoz i Juventusit, siç shkruan e përditshmja sportive italiane “Tuttosport”, Marchisio do të jetë këshilltar i klubit nga Torino në futboll të vogël, L84, aktualisht në Serie A2 por me objektiva të mëdha të arrijë nivelet më të larta.

“Është një lidhje e re për mua në qytetin tonë, Torino”, deklaroi Marchisio, në rolin e këshilltarit. /Lajmi.net/