I dashuri i Jonida Vokshit dikur ishte pjesë e klipit të Elvana Gjatës

Mund të mos e keni vënë re por i dashuri i Jonida Vokshit ishte pjesë e një prej projekteve më të pëlqyera të Elvana Gjatës.

ShowBiz

12/06/2019 22:53

“Nuk janë më”, ishte një ndër projektet muzikore të Elvana Gjatës e cila u realizua vite më parë dhe u pëlqye mjaft shumë nga publiku, shkruan lajmi.net.

Kjo këngë dëgjohet edhe sot dhe në Youtube ka një numër të madh klikimesh. Por të paktë janë ata që e kanë vënë re se kush ishte pjesë e klipit.

Bëhet fjalë për të dashurin e Jonida Vokshit, aktorin Besnik Krapi, i cili në videon që ua sjellim në vazhdim shihet në klipin e Elvana Gjatës të realizuar në 2009-ën.

Kujtojmë se Elvana Gjata dhe Jonida Vokshi janë mike shumë të mira që nga koha e studimeve./Lajmi.net/

YouTube player