I dashuri i Duas ua ‘ngrohu’ zemrat të gjithëve me veprimin kur u pyet për Shqipërinë

I dashuri i Dua Lipës bëri veprimin epik kur u pyet për Shqipërinë.

ShowBiz

24/04/2019 07:55

Këngëtarja shqiptare me famë të madhe në botë, Dua Lipa, është e lidhur me Isaac Carew, ky një model i njohur i pasarelave botërore që vjen nga Britania e Madhe, shkruan lajmi.net.

Pavarësisht se nuk është shqiptar, ai di për prejardhjen e të dashurës së tij, madje e ka mësuar edhe simbolin e shqiponjës.

Së fundmi në Instagram derisa po u përgjigjej pyetjeve që ndjekësit i kishin parashkruar, dikujt prej tyre i interesoi ta di nëse e ka vizituar ai ndonjëherë Shqipërinë.

“Dy herë, së shpejti bëhen tri” ishte përgjigja e cila kaloi pa vëmendje në momentin kur ai e bëri simbolin e shqiponjës me duar, kështu duke ua marrë zemrat të gjithëve.

Kjo nuk është hera e parë që ai e bën shqiponjën me duar nëpër rrjete sociale, e duke qenë se Dua është tejet e lidhur me vendlindjen dhe shqiptarët në përgjithësi, sigurisht se është e lumtur për këtë fakt./Lajmi.net/