I burgosuri maskohet si e bija e tij në tentim të arratisjes, kapet nga policia
Ky ishte plani i tij për arratisje nga burgu.
Bota
Një tregtar i drogës në Brazil u kap duke provuar të shpëtonte nga burgu, ku ai ishte mbyllur duke maskuar veten si vajza e tij 19-vjeçare, raporton “Bbc”, transmeton lajmi.net.
Autoritetet e burgut në Rio de Janeiro publikuan një video ku tregonte të burgosurin që mbante parukë, një maskë silikoni, sytjena dhe një bluzë.
42-vjeçari hoqi artikujt një nga një për të zbuluar një fizik muskulor shumë ndryshe nga ajo e vajzës së tij.
Zyrtarët thanë që vajza mund të akuzohej për ndihmën e një arratisje nga burgu.
Ata thanë se 19-vjeçarja kishte ardhur për të vizituar babanë e saj, Clauvino da Silva, në burgun në Rio de Janeiro i njohur si Bangu 3, ku po vuante një dënim prej 73 vjet e 10 muaj. /Lajmi.net/