I burgosuri gati sa s’vret sigurimin e ndërrimit të natës (Video)
Burgjet mund të jetë brutale. Por edhe më brutal mund të jetë një i burgosur i dënuar për kryerje të krimit, kur sulmon sigurimin. Një rast i tillë ka ndodhur në një burg në SHBA, ku i burgosuri sulmon egërsisht sigurimin e ndërrimin të natës.

Bota
Ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë. Aty shihet kur sigurimi i ndërrimit të natës që në ato momente po shikonte në kompjuter, sulmohet befasisht nga një i burgosur. Ai po tentonte ta vriste. Do të mjaftonte vetëm edhe pak kohë dhe ai mund të shkonte. Por çuditërisht në ndihmë rojës, i vijnë të burgosurit tjerë të cilët e godasin dhe largojnë sulmuesin.
Roja i burgut në Tampa të Floridës, kur u lirua nga sulmi kishte fytyrë të purpurt dhe ai ishte gati pa ndjenja. Sulmuesit, një i burgosur, mund t’i zgjatet kohë-qëndrimi prapa grilave. (lajmi.net)