I bindur në fitoren e PDK-së, në të kundërtën tërhiqet nga politika

Kandidati për deputet i PDK-së, Elvis Pista ka deklaruar se do të tërhiqet nga politika në rast se PDK-ja nuk i fiton zgjedhjet nacionale dhe nëse Thaçi nuk bëhet sërish kryeministër.

Lajme

28/05/2014 18:16

Deklarata e Elvis Pistës vjen në një moment mjaft të rëndësishëm për PDK-në, kur dihet se kryeministri Thaçi po kërkon një mandat të tretë qeverisës.

I bindur në fitoren për partinë për të cilën garon, Elvis Pista bëri të ditur me anë të një deklarate në faqen e tij zyrtare në Facebook se ai është i sigurt në fitoren e PDK-së në nivel nacional dhe se Thaçi do të jetë sërish kryeministër i Kosovës.

Sipas drejtorit të operacioneve në Post-telekomin e Kosovës, PDK-ja do të dalë fituese edhe në qytetin e tij, në Rahovec, për të cilin thotë se nuk është bastion i PDK-së, por shtëpia e PDK-së dhe e kryeministrit Thaçi.