I bien pishman, veteranët e rrejshëm nisin të largohen vullnetarisht nga listat

Një ish-ushtar i vërtet i UÇK-së ka treguar se si veteranët e rrejshëm po largohet me vullnetin e tyre nga nga lista e veteranëve të luftës, ai ka thënë se në vazhdim do të ketë edhe të tjerë që do të tërhiqen.

Lajme

16/11/2019 22:05

Faik Zogaj nga Malisheva, organizator i disa protestave kundër veteranëve të rrejshëm, ka thënë për Gazetën Metro, se pas një bisede me një person që në fakt nuk ka marrë pjesë në luftë, ai vullnetarisht është tërhequr nga lista e vetëvrarëve.

Personi me inicialet A.G, nga Klina, që është i njohur për redaksinë, është personi që është tërhequr vullnetarisht nga lisat e veteranëve, i cili nuk ishte pjesëmarrjes në luftën e fundit në Kosovës, mirëpo kishte arritur për të hyrë në listën e veteranëve përmes dallavereve.

Zogaj i cili ka shërbyer si ushtarë në ‘Zonën e Drenicës’, ka thënë se në ditët në vazhdim pritet të ketë edhe shumë raste të tjera që do të tërhiqen.

Ai ka thënë se po bëjnë fushatë që të tërhiqen vullnetarisht të gjithë ata që  nuk kanë qenë pjesë e UÇK’së, të cilët nëpërmes rrugëve të ndryshme kanë arrit që të marrin pensionin e veteranit pa marrë pjesë as edhe një ditë në luftë.

Ai ka shtuar se A.G. ka qenë një kontribues i Luftës Çlirimtare, por jo ushtar-luftëtar, prandaj për kontribute të tilla duhet nderuar me mirënjohje si shenjë falënderimi dhe mirënjohjeje të kontributit të dhënë.

Duhet theksuar se afro 60 mijë veteranë po vazhdojnë të marrin pagat e tyre me rregull dhe nga buxheti i shtetit të Kosovës, ani pse shpenzime marramendëse ka për pagat e tyre.

Në prill të këtij viti, Gjykata Themelore e Prishtinës, refuzoi kërkesën e Prokurorisë Speciale për pezullimin e pensioneve të 19 mijë e 500 veteranëve.

Numri i madh i veteranëve të UÇK-së, ku në mesin e tyre janë edhe listat e veteranëve të rrejshëm po i kushtojnë shumë buxhetit të Kosovës, vetëm për gjashtë muaj janë harxhuar 40 milionë euro për pagat e tyre.

Musa Demiri, nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, ka thënë se për 6 muajt e parë të vitit 2019, veteranët kanë shpenzuar 38 milionë e 435 mijë e 385 euro nga buxheti i shtetit.