I bënë vizatimet e djalit tatuazhe në duar

Njihuni me Keith Anderson nga Peterborough, Ontario.

Fun

02/02/2015 16:36

Anderson është një malësor, aventurier dhe një baba krenarë me një dashuri të madhe për tatuazhet.

Por jo çdo tatuazh. Anderson dëshiron që ta mbushë tërë krahun e tij me vizatimet e krijuara të djalit të tij 11 vjeçar, Kai.

Anderson thotë se djali i tij ka filluar të vizatojë qysh shumë i vogël përgjatë viteve dhe i ka ruajtur vizatimet e tij gjithmonë në një libër, transmeton Lajmi.net.

Më pas, ai vizatimet e djalit të tij ka vendosur që t’i bëjë tatuazh, në mënyrë që t’i ketë ato përherë. Tatuazhi i tij i parë ishte vendosur kur djali i tij ishte vetëm 4 vjeç. Familja vendosi që të shtojë një tatuazh çdo vit (apo derisa mos të ketë më hapsirë në trupin e Anderson).

Siç duket, djali i tij ka një talent për të vizatuar tatuazhe, dhe ndoshta në të ardhmen ai do të bëhet një i tillë.

Ai është shumë i kënaqur me këtë që ka bërë dhe ndjehet shumë krenarë. Anderson madje thotë se këto tatuazhe e kanë frymëzuar atë për jetë. Shikoni fotografitë që tregojnë vizatimet e vogëlushit të shëndrruara në tatuazhe në duart e babait.