I befason të gjithë sulmuesi i njohur: Kurrë nuk transferohem te PSG!

Skuadra e PSG-së me investimet e bëra viteve të fundit dhe me yjet që ka sjellë në ‘Parkun e Princave’ ka filluar të shndërrohet në një skuadër ëndërr për futbollistët e rinj.

Sport

10/11/2017 16:25

Hiq më larg se verën që shkoi, kryeqytetasit francez paguan 222 milionë euro për yllin brazilian, Neymar, duke thyer të gjitha rekordet në tregun e transferimeve.

Ardhja e Neymar e ka kthyer PSG-në në një skuadër të fortë, dhe pretendente për trofetë kryesor në Evropë.

Por, gjitha këto nuk kanë mjaftuar që kjo skuadër t’i marrë zemrën edhe yllit të Lyon, Nabil Fekir.

Sulmuesi 24 vjeçar që po shkëlqen edhe këtë edicion, ka premtuar se do të tregojë besnikërinë ndaj Lyonit, duke mos luajtur asnjëherë te PSG.

Fekir ka lënë të hapur transferimin në Spanjë dhe Angli, duke i cilësuar ligat e këtyre vendeve më tërheqëse dhe me tifozët që duan më shumë futbollin.

Sulmuesi francez është pjesë e Lyon që nga viti 2013, dhe në 97 paraqitje ka shënuar 38 gola./Lajmi.net/