I ati i John Cantlie i lutet militantëve të IS-it

19:37 | 3 Tetor 2014

John Cantlie, gazetar britanik

Babai i gazetarit britanik, John Cantlie, ka kërkuar nga militantët e Shtetit Islamik (IS) që ta lirojnë të birin të tij, të cilin po e mbajnë peng.

Duke folur nga një spital ku është i shtrirë, 81 vjeçari, Paul Cantlie, përmes një deklaratë dhënë një televizioni, kërkon dhe ju lutet militantëve të IS-it, që ta lëshojnë të birin e tij, që të kthehet në shtëpi.

“Kjo nuk është ajo që e kam imagjinuar, që të kalojë vitet e mia të 80-ta”, ka thënë ai.

“Dua që John të dijë se sa krenar unë jam për të. Nuk mund të mendoj gëzim më të madh se sa të shoh birin tim të liruar dhe të kthyer në shtëpi”, ka thënë ai.

Cantile është zënë nga militantët e IS, në nëntor të vitit 2012.

Babai i tij, ka thënë se familja e tyre janë përpjekur që të kontaktojnë me militantët e IS, por nuk kanë arritur.

John Cantlie, është paraqitur në një video të lëshuar nga IS, në shtator, ku e kërcënojnë me prerje koke.

Militantët e IS-it, tashmë kanë prerë kokat e dy gazetarëve të tjerë amerikan, dhe të një punëtori humanitar britanik, ku për secilin kanë lëshuar video.

Dhe i katërti, për të cilin kanë thënë se do të bëjnë të njëjtën gjë, nëse Perëndimi nuk tërhiqet nga sulmet ndaj tyre, është gazetari John Cantile. /REL/