I arratisuri pas 34 vitesh kthehet në burg

Policia amerikane e ka gjetur dhe ka arrestuar një të dënuar i cili për më shumë se 30 vjet ka qenë në arrati.

Bota

07/08/2015 19:47

Willie Lee Austin ( 60 ) u arratis në vitin 1981 nga burgu ku po vuante një dënim prej 15 vitesh për grabitje me armë , kanë thënë zyrtarët e policisë, siç transmeton AP.

Hetuesit kanë analizuar këtë rast dhe kanë zbuluar se Austin jeton me identitet të rremë në qytetin e Lauderdale Lakes , në Florida .

Siç thuhet gjatë arrestimit nuk ka pasur incidente.