Hyseni vazhdon vizitat në komuna, sot shkon në Gjakovë
Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, sot, do të vizitojë komunën e Deçanit dhe Gjakovës.

Lajme
Vizitat e ministrit Hyseni nëpër komuna, po bëhet pas një sërë ngjarjes në sigurinë e brendshme në vend, kryesisht pas kërcënimeve të publikuara për sulme terroriste.
Gjatë kësaj vizite, në ora 11:00, ministri Hyseni, do të takohet me kryetarin e komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj dhe Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi.
Ndërsa, në ora 13:00, ministri Hyseni do të takohet me kryetaren e komunës së Gjakovës, znj. Mimoza Kusari Lila dhe Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi.