Hyseni: Tërësisht i papranueshëm ndalimi i Haradinajt

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Skënder Hyseni në një diskutim të organizuar nga Forumi FOL Hapur, duke folur për të arriturat e MPB-së ka folur edhe për flet-arrestet e lëshuara nga Serbia përmes Interpolit, duke përmendur saktësisht rastin e ndalimit të Ramush Haradinajt.

Lajme

03/03/2017 11:27

Hyseni theksoi se është tërësisht i papranueshëm ndalimi i Haradinajt.

“Është tërësisht e papranueshme që luftëtarët e lirisë ndalohen në bazë të urdhër arresteve të lëshuara përmes Interpolit. Në rastin Haradinaj ai e ka dëshmuar pafajësinë e vet në shumë gjykata të drejtësisë”, ka thënë Hyseni.