Hyseni fton vendet e rajonit për të luftuar së bashku krimet ndërkufitare

Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë Skender Hyseni, u ka bërë thirrje vendeve të rajonit që të krijojnë një front të përbashkët ndërshtetërorë për të luftuar të gjitha krimet ndërkufitare.

Lajme

27/10/2015 11:01

Këtë thirrje Hyseni e bëri gjatë mbajtjes së konferencës rajonale me temë “Ndërlidhja me rrjete dhe qasja krahasuese në arsimin policor”.

Hyseni bëri thirrje po ashtu që vendet e rajonit të shkëmbejnë informacionet për të luftuar ato krime me të cilat vendet janë duke u rrezikuar.

Ministri ndër të tjera tha se Kosova është vend demokratik, dhe se vendet e rajonit mund të gjejnë në Kosovë një partnere të besueshëm në të gjitha fushat.

Gjatë kësaj konference ambasada gjermane i dorëzoi AKSP-së disa libra të cilat kanë të bëjnë me fushën policore.