Hysaj: Serbët si të gjithë kundërshtarët, s’kemi presion
Elseid Hysaj, ka thënë se nuk e sheh ndryshe Serbinë në raport me kundërshtarët e tjerë si Portugalia apo Armenia.

Sport
Hysaj ka deklaruar se i njohin të gjithë lojtarët e Kombëtares së Serbisë dhe nuk kanë presion për këtë ndeshje, transmeton Zëri.
“Unë si të gjithë lojtarët i njohim futbollistët serbë, pasi ata nuk janë lojtarë të thjeshtë, por luajnë në ekipet më të mëdha në Europë. Janë një skuadër shumë e fort, ne do të mundohemi të bëjmë lojën tonë dhe ti mbulojmë sa më shumë që të mundemi, për të mos u lënë shumë mundësi. Parashikime për ndeshjen nuk kam, pasi aty mund të ndodhë gjithçka dhe nuk mund të parashikohet”, ka thënë mbrojtësi.
“Është një ndeshje si të gjitha që kemi luajtur deri më tani. Serbia nuk ka asgjë më tepër se Portugalia apo Armenia. Po përgatitemi si çdo ndeshje, po analizojmë si në çdo ndeshje mundësitë që mund të krijojë Serbia, në mënyrë që të jemi në gjendje ti ndalojmë. Presion nuk ka. Njerëzit mund të thonë çdo gjë nga jashtë, por ata nuk e kuptojnë sa rëndësi ka ndeshje si ne që jemi pjesë e ekipit. Kështu që thjesht jemi duke u stërvitur dhe duke u përgatitur për ndeshjen pa presion.”
“Nuk kemi bërë llogari, sepse ndeshjet i marrim me radhë dhe nuk mendojmë për sfidat e ardhshme. Sa më shpejt ta mbyllim grupin aq më mirë është, kështu që shpresojmë të luajmë mirë dhe të fitojmë.”