Hysaj paralajmëron kundërshtarët: Jemi përmirësuar, por na duhet më shumë kohë

Mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj, ka paralajmëruar kundërshtarët e skuadrës së tij, Lazios.

Sport

08/12/2021 17:00

Hysaj, para ndeshjes ndaj Galatasaray ka thënë se skuadrën e tij e pret ndeshje shumë me rëndësi, dhe qëllimi i vetëm është të ecin para në fazën tjetër.

Ai ka paralajmëruar kundërshtarët se skuadra po përmirësohet, megjithëse thotë se skuadrës i duhet më shumë kohë për komponim.

“Ne jemi përmirësuar shumë, ne e shohim këtë. Ne shënojmë, por është me rëndësi të mos pësojmë. Ndonjhëre luajmë mirë, por duhet kohë, pasi të luash me mbrojtjen lart në mesfushë, duhet të jesh perfekt dhe të luash pa gabime. Kjo merr kohë, por jemi përmirësuar”, ka thënë Hysaj, transmeton lajmi.net.

“Ka dallim, jam djathtak dhe në të majtë e kam më të vështirë. Qendra nuk është për mua, por kudo që më duhet, jap më të mirën”, ishte përgjigja e tij, i pyetur për pozitën e preferuar.

Strakosha apo Reina?: “Strakosha dhe Reina janë dy portierë të shkëlqyer. Njëri ka shumë përvojë, tjetri është në rritje e sipër. Nuk bën dallim kush luan, ju besojmë të dyve”, ka thënë kuqeziu.

Hysaj nën urdhrat e Maurizio Sarri është aktivizuar në krahun e majtë. Kujtojmë se ai kaloi nga Napoli te Lazio gjatë kësaj vere./Lajmi.net/