Hysaj mbush arkat e Napolit?

Elseid Hysaj mund të largohet nga Napoli gjatë verës.

Sport

13/01/2016 16:46

Menaxheri i Hysajt, Mario Giuffredi, ka paralajmëruar se mbrojtësi shqiptar mund të largohet nga Napoli.

Sipas tij, vlera e Hysajt është rritur shumë dhe ai është lojtar për ekipe të mëdha.

“Në krahasim me 6 muaj më parë, vlera e Hysajt është rritur shumë dhe ai mund të jetë pjesë e merkatos gjatë verës. Ai është një lojtar për ekipe të mëdha, besoj se Napoli do ta merrte në konsideratë ndonjë ofertë të madhe për të. Tek e fundit futbolli flet me shifra”, deklaroi Giuffredi, transmeton Sportal.al.

Vlera e Hysajt aktualisht është 9 milionë euro, mirëpo mund të rritet akoma më shumë, fal paraqitjes me Shqipërinë në ‘EURO 2016’.