Hysaj largohet nga Napoli, por mbetet në Serie A

Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Elsied Hysaj, karrierën mund ta vazhdojë në Serie A.

Sport

17/07/2019 16:14

25 vjeçari është në kërkim të një skuadre të re, pas konfirmimit të lajmit se do të largohet nga Napoli, skuadër të cilës i është bashkuar që nga viti 2015.

Ditëve të fundit ka pasur shumë raportime se Hysaj do të transferohet në Spanjë, te Ateltico Madrid.

Por, interesimi i Atleticos mund të zbehet, me Romën që tani po kërkon shqiptarin.

‘Calciomercato’ raporton se Roma po rrit interesimin për Hysajn, por për t’i bërë vend mbrojtësit shqiptar, së pari duhet shitur Alessandro Florenzi./Lajmi.net/