Hysaj bën hapin e madh, transferohet në Premierligë

E ardhmja e Elseid Hysajt sipas gjitha gjasave do të jetë në Premierligë.

Sport

07/12/2018 14:23

Mbrojtësi shqiptar i Napolit, do të largohet nga Serie A, për të kaluar në Premierligë, te skuadra e Chelsea.

Disa ditë pas raportimeve të vazhdueshme të medieve italiane, është tash ‘DailyMail’ që raporton se mbrojtësi shqiptar do të bashkohet me ish trajnerin e tij, Maurizio Sarri te Chelsea, përcjell ‘lajmi.net’.

Transferimi i Hysajt te Chelsea mund të ndodhë gjatë verës së ardhshme.

Hysaj 24 vjeçar,  është pjesë e Napolit që nga viti 2015, ku deri më tani ka arritur të regjistrojë 120 paraqitje./Lajmi.net/