Hyrja e zhurmshme e Arta Nitajt në PDK, flet për herë të parë shoqja e saj

Modelja dhe aktorja, Arta Nitaj ka aderuar në politikë, në Partinë Demokratike të Kosovës dhe ajo ka treguar se atë e ka shtyrë tani kandidatja për deputete Ariana Musliu – Shoshi.

Lajme

18/09/2019 21:13

Musliu – Shoshi në intervistën e saj për lajmi.net ka treguar se si ka ardhur deri tek aderimi i Nitajt në PDK.

Ajo është shprehur se janë shoqe shumë të mira dhe vendimi për anëtarësim Nitajt i ka ardhur nga një bisedë e tyre së bashku.

“Arta është mike e imja tash e sa vite edhe pse është 12 vite më e re se unë. Ishim duke pirë kafe bashkë dhe tha, Arianë shumë po më pëlqen mënyra qysh je aktive dhe unë do të kisha pasur dëshirë të jem aktive si ti, sepse kam energji të shfrytëzoj në të mirë të vendit. Unë i thash, pse s’po anëtarësohesh në Partinë Demokratike sepse është parti ku të merren parasysh idetë, ku mund të kontribuosh, po ashtu si ti edhe shumë të ri të tjerë mund të shohin veten brenda Partisë Demokratike të Kosovës. Dhe Arta me vetëbesim tha jam e gatshme të kontribuoj, dhe kështu ka ardhur deri tek anëtarësimi”, tha Musliu – Shoshi për lajmi.net.

Ajo tha se Artës ia ka shpjeguar programin politik të Partisë Demokratike dhe ka ftuar të rinjtë ti bashkohen PDK-së.

“Përveç programit politik që unë ia kam shpjegua, përveç hapësirës që të jep Partia Demokratike, mendoj që Arta ka marrë vendim të duhur dhe shpresoj që edhe të rinjtë e tjerë t’na bashkëngjiten siç po ndodh deri tani”, tha Musliu – Shoshi.

Ariana Musliu – Shoshi ka folur edhe për çështje të tjera në politikë, përgatitjen e saj profesionale e akademike dhe aderimin e shoqes së saj Arta Nitaj në PDK.

Të gjitha këto dhe çështje të tjera të biseduara me Musliu – Shoshin mund t’i ndiqni në intervistën e plotë:

YouTube player