Hyri me thikë në një market në Lipjan dhe tentoi të marr gjësende, grabitja mbetet në tentativë në Lipjan
Një grabitje ka mbetur në tentativë, dje rreth orës 21:30 në Lipjan. Një person me thikë kishte hyrë në një market dhe kishte tentuar të grabis gjësende, por nuk arriti të marr asgjë dhe ka ikur në drejtim të panjohur. Punëtorja në market është shqetësuar dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, shkruan lajmi.net.…
Lajme
Një grabitje ka mbetur në tentativë, dje rreth orës 21:30 në Lipjan.
Një person me thikë kishte hyrë në një market dhe kishte tentuar të grabis gjësende, por nuk arriti të marr asgjë dhe ka ikur në drejtim të panjohur.
Punëtorja në market është shqetësuar dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, shkruan lajmi.net.
“Rr. Skënderbeu, Lipjan 25.02.2026, 21:30. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se deri sa ishte në vendin e saj të punës në market kishte hyrë një person i dyshuar me armë të mprehtë (thikë) dhe kishte tentuar të grabit gjësende, por i njëjti nuk kishte arrit të marr asgjë dhe kishte ikur në drejtim të panjohur. Ankuesja është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, Prishtinë pasi që e njëjta ishte e shqetësuar. Rasti nën hetime”, thuhet në raport 24 orësh të Policisë. /Lajmi.net/