Hyn në një banesë, vjedh dy telefona dhe rreh dy gra

Pashk Th. ka hyrë të mërkurën pas mesnate në një banesë në rrugën “Beteja e Kabashit” në Prizren dhe nga aty ka vjedhur dy telefona celularë: një ‘iPhone 5’ dhe një ‘Samsung Galaxy 3’. Por, hajnit i kishte dalë pak problem përderisa kryente vjedhjen.

Lajme

06/08/2015 10:27

Ai, ishte kundërshtuar nga dy gra, banore të asaj banese.

Sipas viktimave, siç edhe raporton policia, i dyshuari i njohur për ta, me vete kishte pasur një shkop bejsbolli por nuk e kishte përdorur, ngase viktimat e kishte rrahur atë.

Para se të largohej nga vendi i ngjarjes, i dyshuari u kishte kërkuar 600 euro nëse donin t’i merrnin telefonat.

Pas pranimit të informacionit nga policia, është formuar grupi hetimor i cili ka arritur që në orët e pasdites ta arrestojë Pashk Th. i cili në prani të avokatit mbrojtës është intervistuar.

Telefonat u janë kthyer pronarëve ndërsa i dyshuari, me vendim të prokurorit të shtetit ndalet nën masën e arrestit.