Hyjnë në grevë tre pjestarë të “Grupit të Drenicës”

Tre pjesëtarët e tjerë të \"Grupit të Drenicës\", Hisni Thaqi, Zeqir Demaku dhe Jahir Demaku dhe disa të paraburgosur të tjerë, kanë hyrë në grevë në shenjë proteste për vendimin e EULEX-it për transferimin e pjesëtarëve të këtij grupi në Qendrën e Paraburgimit në veri të Mitrovicës.

Lajme

22/05/2014 12:56

Ndërkohë, protesta para dyerve të Klinikës së Kardiologjisë në QKUK po vazhdon, ku një numër rreth 60 persona po protestojnë të qetë.

Të enjten në mëngjes në mesin e protestuesve janë parë edhe dy deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës,  Ganimete Musliu dhe Bekim Haxhiu – Kamishi.

Protestuesit kërkojnë të shfuqizohet vendimi i EULEX-it për dërgimin e të akuzuarve për krime lufte në burgun e Mitrovicës.

Duke qenë se situata është e qetë, para dyerve të kësaj klinike aktualisht janë vetëm dy policë, por sipas KosovaPress Pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës janë grupuar jo afër protestuesëve, por mbrapa Klinikës Infektive, në një parking të Qendrës Klinike Universitare.

EULEX ka thënë dje së nuk do ndryshoj vendimin e gjykatës për dërgimin e të gjithë ta pandehurve që njihet si “Grupi Drenica” në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicën e veriut, ku për sot është caktuar seanca e parë dëgjimore e shqyrtimit kryesor në orën 09:30 në Gjykatën Themelore të Mitrovicës.