Huqja e muajit vjen nga futbollisti i Interit, Lautaro Martinez nuk shënoi nga afërsia

Kombëtarja e Argjentinës shënoi një fitore të thellë në miqësoren e fundit të këtij muaji. Fituesi i Kupës së Botës në Katar 2022, arriti një fitore të thellë 7 me 0 ndaj Kombëtares së Curacao, shkruan Lajmi.net Qysh në minutën e dytë të ndeshjes, ekipi i Lionel Scalonit pati një mundësi të artë të shënonte…

Sport

29/03/2023 07:39

Kombëtarja e Argjentinës shënoi një fitore të thellë në miqësoren e fundit të këtij muaji.

Fituesi i Kupës së Botës në Katar 2022, arriti një fitore të thellë 7 me 0 ndaj Kombëtares së Curacao, shkruan Lajmi.net

Qysh në minutën e dytë të ndeshjes, ekipi i Lionel Scalonit pati një mundësi të artë të shënonte gol. Por, pas një depërtimi fantastik të Lionel Messi dhe asistit fenomenal, në gol nuk arriti ta dërgonte topin futbollisti i Interit, Lautaro Martinez.

Ai huqi nga afërsia, pasi nuk arriti të bënte goditje të saktë drejt portës. Lionel Messi nuk arriti t’i besonte syve dhe ishte pikërisht ylli i PSG-së që realizoi hat-trick në këtë ndeshje./Lajmi.net/