Huqja e madhe e Haradinajt: Ky Kuvend dhe kjo Qeveri pamundësuan formimin e Ushtrisë së Kosovës

Daut Haradinaj, ish-deputet i AAK-së, duke dashur që ta lavdërojë punën e vëllait të tij, ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj, ia ka huqur me të madhe.

Lajme

22/08/2019 17:15

Ish-deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, e ka huqur me të madhe mesazhin që është përpjekur ta përcjell përmes një statusi në Facebook.

Duke mos ditur ta përdor “kallëzuesin” brenda fjalisë, ai ka shkruar se ky Kuvend dhe kjo Qeveri ka pamundësuar … formimin e ushtrisë, ligjin për Trepçën dhe çështje tjera kruciale.

Faktikisht, Haradinaj ka dashur të thotë që ka pamundësuar ndarjen e Kosovës, por fjalën “pamundësuan” e ka përdorur në mënyrë të gabuar, duke rreshtuar pas edhe çështje tashmë të kryera.

“Pas shpërbërjes së Kuvendit, dëshiroj t’i falënderoj kolegët e mi të AAK-së dhe të gjithë deputetët e Parlamentit të Kosovës për kolegialitet të përsosur pavarësisht dallimeve që kishim.  Ky Kuvend dhe kjo Qeveri do të kujtohen me theks të veçantë që e pamundësuan ndarjen e Kosovës, formimin e Ushtrisë së Kosovës, ligjin për Trepçën dhe çështje tjera kruciale. Për një Kosovë 100%. Na priftë e mbara dhe suksese në të ardhmen”, ka shkruar Haradinaj. /Lajmi.net/