Huntelaar, si e humbe këtë? (Video)

Sulmuesi i Holandës, Klaas-Jan Huntelaar humbi një rast ideal për shënim në miqësoren kundër Meksikës.

Sport

13/11/2014 11:10

Sulmuesi i Schalke 04, Klaas-Jan Huntelaar tashmë një kohë të gjatë është përmendur si objektiv i shumë klubeve nga Premierliga.

Por, edhe pse skuadra si Arsenal, Liverpool dhe Manchester United shpeshherë janë raportuar se kanë shprehur interesim për Huntelaarin, ai ende nuk e ka provuar veten në elitën e futbollit anglez.

Golgeteri i Schalke 04 e turpëroi veten në humbjen 3:2 nga Meksika në ndeshje miqësore kur nuk shënoi në portë nga një distancë e afërt. E pabesueshme.