Hungaria mendon të ndërtojë mur në kufi me Serbinë

Ndaljen e numrit të madh të emigrantëve të paligjshëm të cilët po shkojnë në Hungari nga Kosova përmes kufirit me Serbinë, do të mund ta zgjidhë një gardh në qytetin kufitar Ashotaloma.

Bota

05/02/2015 16:19

Kjo është ideja më e re e kryetarit të këtij qyteti, Laszlo Toroçka, i cili beson se në këtë mënyrë qyteti mund ta mbrojë veten kundër fluksit të madh të azilkërkuesve, transmeton Telegrafi.

Sipas Loroçkas, Hungaria këtë gardh do ta ndërtojë me të hollat që do t’i marrë nga fondet evropiane.

“Mijëra emigrantë, të cilët nuk janë shtetas të BE-së, çdo ditë hyjnë në qytetin tim. Shumica e azilkërkuesve dorëzohen në polici, pastaj dërgohen në Szeged për procedura të mëtutjeshme”, tha ndër të tjerash Torloçka.

Autoritetet hungareze thonë se vetëm në fillim të këtij viti kanë marrë rreth 13 mijë kërkesa për azil, krahasuar me vetëm 43 mijë, sa ishin në total vitin e kaluar.

Vlerësohet se deri më sot rreth 20 mijë qytetarë të Kosovës kanë braktisur vendin.