Hungaria kontribuon me një kompani shtesë në KFOR
Gjatë gjashtë muajve të fundit KFOR-i u përball me një fazë riformatimi, në mënyrë që të zbatojë një plan për t'i dhënë njësive të saj manovruese një qëndrim më dinamik dhe reaktiv. Në këtë kontekst është futur edhe zgjerimi i kontigjentit hungarez.
Lajme
Sipas një njoftimi të dërguar nga KFOR-i, ky projekt ka filluar vitin e kaluar, kur, pas një kërkese të bërë nga komandanti i KFOR it, gjenerali Salvatore Farina, sekretari hungarez i Mbrojtjes njoftoi edhe zyrtarisht qëllimin për të rritur praninë e trupave hungareze në Kosovë.
Hungaria ishte e pranishme në KFOR që nga fillimi i misionit në vitin 1999, si një nga vendet e para kontribuuese.
Në fillim të gushtit 2014, një njësi shtesë e manovrimit është vendosur në Kosovë: Kompania “DELTA”, e vendosur në Kampin Marechal de Lattre de TASSIGNY (në Novo Sellë) për të qenë nën komandën e Forward Command Post (FCP) të MNBG-E.
Ardhja e kompanisë hungareze kompenson reduktimin e pjesshëm të kontigjentit të Ukrainës, i cili do të zbatohet në fund të gushtit të këtij viti.
Ukraina do të mbajë praninë dhe kontributin e saj në KFOR me personel dhe mjete të specializuara, si Liria e Lëvizjes se Detashmentit (FOMD).
KFOR-i mirëpret trupat shtesë hungareze dhe shpreh mirënjohjen e saj për ushtarët e Kompanisë Manovruese të Ukrainës që veproi në Kosovë për të përmbushur misionin e NATO-s, ata kanë qenë një shembull i angazhimit të shquar dhe profesionalizmit ushtarak, thuhet në fund të komunikatës së KFOR-it.