Hungaria fillon ndërtimin e murit për të penguar emigrantët ilegalë

Këtë mëngjes ushtria hungareze ka filluar ndërtimin e murit në kufi me Serbinë, në mënyrë për të parandaluar emigrantët ilegal, ka njoftuar agjencia AP.

Bota

13/07/2015 15:38

Punimet e para po realizohet rreth qytetit Morahaloma, ku ushtria po e pastron terrenin me bulldozherë, për ta përgatitur atë për fazën e parë të ndërtimeve, transmeton lajmi.net

Sipas raportimeve të medieve hungareze, muri do të ndërtohet fillimisht në tetë pikat kufitare më të frekuentuara nga emigrantët.

Përndryshe, një hulumtim i organizatës “Publikus intezet” tregon qartë se hungarezët nuk besojnë se ngritja e murit do të zgjidhë problemin e emigrantëve.

Shoqëria hungareze sipas këtij hulumtimi është e ndarë kryesisht në dy grupe, në grupin e të cilëve kundërshtojnë emigrantët, dhe në grupin e atyre të cilët mendojnë se në këto raste më i rëndësishëm është solidariteti.

Ashtu siç ishte raportuar në qershor të këtij viti, Hungaria do të ngris një murë të gjatë katër metra në kufi me Serbinë përgjatë 175 kilometrave. Me këtë Hungaria dëshiron të parandalojë fluksin e emigrantëve ilegal.

Përmes kufirit serbo-hungarez, gjatë muajve të parë të këtij viti, përveç emigrantëve nga Lindja e Mesme, edhe dhjetëra mijëra kosovarë u futvn ilegalisht në BE. /lajmi.net