Hungaria e gatshme të ndihmojë Kosovën në bujqësi

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR) Memli Krasniqi është takuar sot me ambasadorin e Hungarisë Lorent Balla, me të cilin ka biseduar për zhvillimet në sektorin e bujqësisë, si dhe për planet e ministrisë për fuqizimin e këtij sektori.

Lajme

12/03/2015 17:26

Ministri Krasniqi e ka njoftuar ambasadorin Balla se këtë vit është dyfishuar buxheti për bujqësinë dhe se kjo ka mundësuar që në Programin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural të këtij viti të rritet mbështetja për fermerët përmes granteve investive dhe pagesave direkte.

Ministri e ka falënderuar ambasadorin Balla për mbështetjen që  Hungaria i ka dhënë Kosovës për zhvillimin e sektorëve të ndryshëm, por edhe në bujqësi, me theks të veçantë në aspektin e binjakëzimit.

Krasniqi vlerësoi në veçanti angazhimin personal të ambasadorit për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe shprehu gatishmërinë e tij që të thellohet dhe zgjerohet më tutje ky bashkëpunimi mes dy vendeve.

Ambasadori Balla rikonfirmoi gatishmërinë e shtetit të tij për të ndihmuar zhvillimin bujqësor të vendit.