Hungaria do të ndihmojë Novobërdën në bujqësi dhe turizëm rural
Në një takim që ka realizuar Ambasadori i Hungarisë në Prishtinë, Laszla Markusza, me kreun e Komunës së Novobërdës, ai ka shprehur gatishmërinë që shteti i tij të ndihmojë në fushën e bujqësisë dhe turizmit rural.

Lajme
Kryetari i Novobërdës, Svetisllav Ivanoviq ka biseduar me Ambasadorin e Hungarisë për shumë çështje që e preokupojnë këtë komunë.
Ivanoviq ka shprehur gatishmërinë për një bashkëpunim të suksesshëm të Ambasadës Hungareze në Prishtinë dhe Komunës së Novobërdës.
Ivanoviq e ka njoftuar ambasadorin Laszla mbi punën e qeverisjes lokale, si dhe me planet dhe prioritetet për zhvillimin ekonomik të komunës së Novobërdës.
Laszlo theksoi se Novobërda është ndër komunat e para në Kosovë që vizitohet në fillim të mandatit të tij. Ai ka shprehur vullnet të mirë dhe dëshirë që ta ndihmojë këtë komunë në të ardhmen edhe atë në fushën e bujqësisë dhe turizmit rural. /rajonipress/