Hunda e Ibrahimovicit ishte në ofsajd

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Ezequiel Lavezi ka uruar bashkëlojtarin e tij Zlatan Ibrahimovic për rekordin e golave me Kombëtaren suedeze, por në një mënyrë qesharake.

Sport

05/09/2014 15:53

Ezequiel Lavezzi ka uruar Zlatan Ibrahimovicin për primatin e golashënuesit më të mirë në histori të Kombëtares suedeze.

Argjentinasi, bashkëlojtar me Ibrahimovicin në Paris Saint-Germain e uroi sulmuesin gjigant i cili me dy golat e tij në fitoren në miqësore ndaj Estonisë u bë realizatori më i mirë në histori të Suedisë.

“Urime edhe për anësorin që nuk e pa se hunda jote ishte në pozitë jashtë loje”, shkroi Lavezzi në formë shakaje një postim në rrjetin social Instagram.