Hummels: Ja ku do të luaj në sezonin e ri

Qendërmbrojtësi i Borussia Dortmundit, Matts Hummels nuk do të largohet nga klubi, gjatë afatit kalimtar të verës.

Sport

21/05/2015 11:39

Matts Hummels tashmë një kohë të gjatë spekulohet me largim nga Borussia Dortmund.

Ylli gjerman kërkohet nga shumë klube të mëdha përfshirë Manchester Unitedin.

Por, ai nuk do të largohet nga Dortmund, gjatë afatit kalimtar të verës, ka bërë të ditur drejtori sportiv, Michael Zorc.

Hummels duket se ka vendosur t’i qëndrojë besnik skuadrës së tij në kohën kur trajneri Jurgen Klopp ka paralajmëruar largimin nga detyra, në fund të këtij sezoni.