Hummels i habitur me vendimin e Low: “Është e pakuptueshme”
Qendër mbrojtësi gjerman, Mats Hummels ka mbetur i befasuar me vendimin që të mos grumbullohet në Kombëtaren Gjermane.

Sport
Anëtari i Bayern Munich beson se vendimi i Joachim Low është i pakuptueshëm, dhe ndihet sikur ka akoma shumë për të dhënë për ‘panzerët’.
Trajneri i Gjermanisë gjatë së martës ka bërë të ditur se ai nuk do të ftojë treshen e Bayern, Hummels, Muller e Boateng.
“Me pakëz distancë, dua të komentojë edhe vendimin e trajnerit të kombëtares. Nga pikëpamja ime ishte e pakuptueshme mënyra se si e kuptova atë lajm” ka thënë Mats Hummels, transmeton lajmi.net.
“Për mendimin tim, gjithmonë kam pasur raporte të mira me njerëzit e përfshirë në federatë dhe ne kemi trajtuar njëri tjetrin me korrektësi” ka thënë ndër të tjerash qendër mbrojtësi.
Duket se Low ka në plan që të ‘ripërtërijë’ grupin e lojtarëve, duke larguar kështu disa lojtarë që tashmë kanë shkelur të 30-at. /Lajmi.net/