Hummels gjen klubin e ri

Manchester United do ta transferojë qendërmbrojtësin e Borussia Dortmundit, Mats Hummels, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Sport

13/06/2015 14:40

Mats Hummels do të transferohet në Manchester United.

Sipas mediave britanike, “Red Devils” janë rikthyer në sulm për blerjen e qendërmbrojtësit të Borussia Dortmundit.

Reprezentuesi gjerman ka vendosur të largohet nga klubi, dhe e ardhmja e tij pritet të jetë në Premierligë.

Edhe pse kërkohet edhe nga Milan, Hummels është më afër transferimit në Manchester United.

Menaxheri Louis van Gaal e konsideron atë si futbollistin i cili do t’i zgjidhë telashet e ekipit në repartin defanziv.