Hummels është rehat në Dortmund

Babai dhe menaxheri i qendërmbrojtësit të Borussia Dortmundit, Mats Hummels ka insistuar se ylli gjerman nuk planifikon të largohet nga klubi për t’u transferuar në Manchester United.

Sport

20/05/2014 21:02

Mbrojtësi i Borussia Dortmundit, Mats Hummels është objektiv i shumë klubeve të mëdha evropiane përfshirë Manchester Unitedin.

Mirëpo, menaxheri dhe babai i tij Hermann ka insistuar se ai do të mbetet në Dortmund.

“E njoh Louis van Gaalin (menaxherin e ri të Manchester Unitedit) nga koha kur ai ishte trajner i Bayern Munichut. Por, nuk më ka kontaktuar për Matsin. Kam dëgjuar disa spekulime rreth afatit kalimtar të verës, por ai është i lumtur në Dortmund dhe për momentin është duke menduar vetëm për Kampionatin botëror”, deklaroi Hermann Hummels.

Hummels, anëtar i Dortmundit nga viti 2008, deri më tani ka bërë 171 paraqitje dhe ka shënuar 15 gola për skuadrën.