Humbje ndjenjash, lot, gëzim, thashetheme, krejt çka ndodhi me Fifin për një muaj brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”

Këngëtarja e njohur nga Ferizaj sot u largua nga shtëpia e famshme në Shqipëri me vendimin e saj.

ShowBiz

25/11/2021 20:03

Filloreta Raçi-Fifi, mori vendimin për tu larguar për shkak të gjendjes së saj shëndetësore, ashtu siç tha edhe ajo ” kam nevojë me u marr me vetën time”, shkruan lajmi.net.

Kujtojmë se, këngëtarja ka qenë konkurrentja e 12-të më radhë e cila ka startuar hyrjen në shtëpi duke iu bashkangjitur edhe të tjerëve aty brenda për të konkuruar për finale, po ashtu edhe për garën për të fituar çmimin prej 100 mijë eurosh.

Qysh se nga ditët e para, kur Fifi është bërë pjesë e “Big Brother VIP Albania”, kanë ndodhur gjëra interesante të cilët janë komentuar nga banorët brenda, opinionistët e programit, Arbër Hajdari dhe Balina Bodinaku, gjithashtu edhe publiku i gjërë nga Kosova dhe Shqipëria.

Krahas gjërave të bukura, nuk kanë munguar edhe situata me tone të larta, akuza, paragjykime dhe thashetheme nga banorët e shtëpisë, për Fifin e cila fal këtyre u konsiderua edhe person me probleme psikologjike, gjë e cila e bëri të reagonte ashpër duke u distancuar edhe me disa nga banorët e shtëpisë.

Njëra nga situata që nuk duhet të na ikë, duke mos u komentuar është mbajtja e shkopit në dorë nga këngëtarja brenda në shtëpi, gjë që acaroi banorët, ku Semi ishte ajo më e atakuara e cila i ndikoi në keqësimin e gjendjes së saj mendore.

Ndërkohë, raporti me ish-banorin e shtëpisë, Granit Cana e bëri atë të ndikohej nga ai në aspektin pozitiv, megjithatë nuk ishte e dyanshme, pra Graniti nuk e ndjente dëshirën më të madhe për Fifin që të jenë më shumë se shokë. Shkak i raportit të saj me Granitin, kishin reaguar familjarët e këtij të fundit duke u shprehur se pavarësisht veprimeve të dashura për të, ai nuk e sheh më shumë se miqësi lidhjen e tyre.

Fifi, kishte qenë vetë ajo e cila e kishte kuptuar se Graniti nuk e sheh më shumë se shoqe, duke ndikuar edhe mendimet e banorëve, kishin shkaktuar që Fifi të ndjehej keq ku është dashur të vizitohet nga mjekët.

Në vazhdimësi, Fifi mbeti pa Granitin në shtëpinë e “Big Brother”, pasi ai u eliminua dhe ajo nuk e kishte pritur aspak mirë duke mos i mbajtur lotët teksa e kishte përcjellur atë duke dal jashtë.

Megjithatë, artistja e njohur e mori vetën shpejt pas kësaj, por ndodhën gjëra tjera të cilat ndikuan në shëndetin e saj mendor.Së fundmi humbi edhe ndjenjat duke rënë përtokë në dhomën e ndenjës në shtëpi derisa ishin të gjithë banorët aty, madje programi ishte në transmetim live.

Humbja e ndjenjave nga këngëtarja ishte për shkak të një komenti nga opinionistja, Balina Bodinaku njëherësh edhe bashkëshortja e gazetarit të njohur, Andi Bushati.  Balina u shpreh se Fifi po bën lojë brenda në shtëpi duke e shfrytëzuar raportin e dy banorëve të cilët po supozohet se kanë ndjenja mes tyre dhe do lidhen me njëri-tjetrin. Kjo gjë e acaroi, Fifin duke ndikuar në gjendjen e saj psiqike.

Fifi mbeti e shtrirë përtokë dhe kështu transmetimi u ndërpre. Pas disa minuash, ajo mori vetën dhe u rikthye në spektakël duke u shprehur se do e lërë shtëpinë qysh se atë natë e cila edhe kishte përgatitur valixhet, mirëpo produksioni vendosi që ajo ta vazhdonte sërish qëndrimin e saj në “Big Brother VIP Albania”. Gjatë diskutimit me Arbana Osmanin dhe opinionisten, Fifi shtroi disa akuza drejt Bodinakut duke i thënë se e ka sulmuar shumë herë dhe këtë gjë e bën qëllimisht, kurse kësaj here nuk mund ta përballonte akuzën e saj e cila sipas këngëtares ishte jo reale dhe e pavërtetë.

Pas një muaji qëndrim në shtëpi, sot Fillore Raçi ia kumtoi një lajm banorëve të shtëpisë i cili kishte të bënte me largimin e saj. Fifi tha se ka marrë vendim ta lërë shtëpinë sepse i duhet të merret më shumë me vetën, këtë gjë disa banorët e shtëpisë nuk e besuan teksa pyetën se është apo jo e vërtetë kjo deklaratë e saj.

Gjithashtu nuk iu munguan edhe lotët, disa prej banorëve i dhanë edhe përqafime të ngrohta asaj duke e mbështetur për vendimin dhe duke e falënderuar për momentet e bukura që ka kaluar me ta.

Është e rëndësishme të cekët se roli i Fifit në shtëpi ka qenë i rëndësishme, njëra nga punët që ajo ka kryer ka qenë marrja përsipër e buxhetit të banorëve dhe kujdesja për blerjen e gjërave ushqimore dhe ato të nevojshme e cila shpeshherë është acaruar me banorët për keqpërdorimin e tyre.

Theksojmë edhe disa momente gazmore të saj teksa i i fshehte disa produkte ushqimore për t’i dhënë ato më vonë, atëherë kur banorët do mbetnin pa asgjë sepse sipas saj ushqimet edhe keqpërdorëshin.

Fifi, qëndrimin e saj në shtëpi e kishte shfrytëzuar për mënyra të ndryshme, rikujtojmë se ajo ka shkruar disa këngë sa ka qëndruar në shtëpi, po ashtu Fifi zakonisht ka diskutuar tema të ndryshme rreth shëndetit mendor, luftës në Kosovë, për operacionin e saj dhe shumë gjëra tjera. Vlen të theksohet se për dallim nga banorët tjerë, Fifi ka zbuluar edhe shumë gjëra personale nga jeta e saj e cila nuk ka hezituar t’i ndajë me publikun.

Ndryshe, këngëtarja me gjithë luftën për një muaj, hoqi dorë nga çmimi prej 100 mijë eurosh për tu larguar nga shtëpia dhe e gjitha si arsye për ruajtjen e shëndetit të saj mendor./Lajmi.net/