Humbja e parë për Bayern në vitin 2020, Flick nuk fajëson skuadrën

Bayern Munich ka pësuar dje humbjen e parë në vitin kalendarik 2020.

Sport

28/09/2020 10:00

Bavarezët kanë pasur një ecuri të jashtëzakonshme sezonin e fundit, duke dominuar futbollin evropian.

Por, skuadra e Hoffenheim doli të ishte një kockë e fortë për ta, duke i mposhtur me rezultatin 4:1.

Pas humbjes, disa fjalë ka thënë trajneri Hansi Flick, duke mos i lënë faj skuadrës së tij dhe duke vlerësuar lart Hoffenheimin.

“Kishte shumë arse për humbjen, por në aspektin e dëshirës, unë nuk mund të fajësoj skuadrën”, ka thënë Flick, transmeton lajmi.net.

“Mentaliteti pas 120 minutave që luajtëm të enjten ishte i shkëlqyer”, shtoi trajneri gjerman.

Bayern kështu ka bërë një hap fals qysh në start të sezonit, por ata do të jenë skuadra për t’u mposhtur deri në fundin e këtij sezoni. /Lajmi.net/