Humbja e ‘parë’ e Chelseas së Mourinhos
Goli me kokë nga Steven Naismith ia siguroi menaxherit të ri të Evertonit, Roberto Martinez fitoren e parë në kuadër të edicionit të ri në Premierligë derisa vendasit arritën të mbrojnë avantazhin duke mposhtur Chelsean e Jose Mourinhos. Naismith e kaloi Evertonin në epërsi, pak para përfundimit të pjesës së parë kur realizoi me kokë…

Sport
Goli me kokë nga Steven Naismith ia siguroi menaxherit të ri të Evertonit, Roberto Martinez fitoren e parë në kuadër të edicionit të ri në Premierligë derisa vendasit arritën të mbrojnë avantazhin duke mposhtur Chelsean e Jose Mourinhos.
Naismith e kaloi Evertonin në epërsi, pak para përfundimit të pjesës së parë kur realizoi me kokë pas shërbimit nga Nikica Jelavic.
Samuel Eto’os iu mohua goli i parë si futbollist i ri i Chelseat kur debutuesi tjetër Gareth Barry e bllokoi goditjen e tij para se portieri Tim Howard ta dëbonte topin. Howard më pas priti një goditje të mesfushorit Ramires para se Leighton Baines ta godiste transversalen në çastet e fundit.
Humbja e Chelseat është e para në Premierligë pas rikthimit të Mourinhos në aventurën e tij të dytë si menaxher i ekipit.