Humbja 3:0 në tavolinë, Roma përgatit ndryshime strukturore

''Ndryshimet strukturore po vijnë te Roma'' pas gabimit të kushtueshëm në javën e parë të Serie A, kur klubi humbi 3-0 në tavolinë kundër Hellas Verona.

Sport

24/09/2020 15:48

Ndeshja përfundoi 0:0, por gabimi në lidhje me regjistrimin e Amadou Diawara i kushtoi Giallorossëve me humbje zyrtare.

“Problemi më i madh me gabimin e listës së skuadrës nuk është vetë gabimi, por mungesa e proceseve të brendshme që çuan në gabim”, thuhet sipas një burimi të RomaPress.

“Nuk ka pasur asnjë proces të sigurt ose dështimi, si është e mundur? Theksoj një proces të brendshëm të dështuar, gjë që do ta rregullojmë”.

“Na duhet kohë për të vlerësuar situatën, por ndryshimet strukturore po vijnë, kjo do të shërbejë vetëm për të shpejtuar procesin”. /Lajmi.net/