Humbin jetën dhjetëra minatorë në Turqi

Njëzet minatorë kanë humbur jetën, ndërsa 200-300 të tjerë kanë mbetur të ngujuar nën dhe pas shpërthimit në një minierë në provincën Manisa, në perëndim të Turqisë. 

Bota

13/05/2014 20:36

Mehmet Mahatim Atçi, prefekt i distriktit Soma, i tha televizionit CNN turk se shpërthimi ka shkaktuar zjarr në minierë. Ai konfirmoi se 20 minatorë janë shpëtuar, derisa njëri ka vdekur në spital, transmeton agjencia amerikane e lajmeve AP.

Sipas fjalëve të këtij zyrtari zjarrin e ka shkaktuar goditja e energjisë elektrike.

Raportohet se ekipet shpëtimtare gjenden në terren, në përpjekje për të shpëtuar sa më shumë minatorë.