Humbi sezonin pas lëndimit në gju – Chiesa thyen heshtjen

Ylli i Juventus, Federico Chiesa ka humbur këtë sezon pasi ka këputur ligamentet e gjurit.

Sport

10/01/2022 16:39

Gjatë pjesës së parë të ndeshjes së mbrëmshme në ndeshjen ndaj Roma, lojtari i Juves u detyrua të linte fushën para kohe.

Ai këputi ligamentet e gjurit dhe tashmë do të jetë jashtë fushave të blerta deri në fund të sezonit.

Chiesa ka reaguar së fundmi duke thyer heshtjen. Ai falënderoi të gjithë për mesazhet inkurajuese që i kanë dërguar.

“Faleminderit shumë për të gjitha mesazhet përkrahëse. Shihemi së shpejti, në fushë”, ka shkruar Chiesa në Instagram, përcjell lajmi.net.

Lëndimi i Chiesa nënkupton se lojtari do të humb edhe Play Off e Italisë në Kupën e Botës.

Italia përballet me Maqedoninë e Veriut në muajin mars. /Lajmi.net/