Humbi peshë falë tortës

Torta e dasmës është bërë sebep që Valerie McLean të humb peshë dhe të duket një femër tërheqëse. 25 vjeçarja ishte tronditur kur e pa tortën e martesës së saj, ku ishte prezantuar si një trashaluqe e vërtetë, së bashku me bashkëshortin e saj të ri. Kjo bëri që ajo të mendojë seriozisht dhe t’i…

Lifestyle

06/01/2014 13:00

Torta e dasmës është bërë sebep që Valerie McLean të humb peshë dhe të duket një femër tërheqëse. 25 vjeçarja ishte tronditur kur e pa tortën e martesës së saj, ku ishte prezantuar si një trashaluqe e vërtetë, së bashku me bashkëshortin e saj të ri.

Kjo bëri që ajo të mendojë seriozisht dhe t’i humb plot 40 kilogramë, duke rënë nga 107 në 67 kilogramë. “Unë isha e trashë gjatë pjesës më të madhe të jetës dhe planifikimi i martesës sime ishte një tjetër kujtesë e dhimbshme. Figura e trashë në tortë vetëm sa më goditi edhe më shumë. Unë jam rritur duke provuar veshje të nusërisë. Unë thjeshtë nuk mund ta pranoja atë realitet dhe plasa së qari. Nuk mund ta pranoja se si kam lejuar që trupi im të dukej aq keq dhe kur i shikoj fotografitë e dasmës, turpërohem”, tha menaxherja e IT.

Fatmirësisht, dyqani ia mundësoi që ta zëvendësonte fustanin e nusërisë dhe McLean e shijoi një ditë të mrekullueshme, kur u martua me burrin e saj Grant, 32, në maj të vitit 2012.

Pas martesës, ajo e shijoi muajin e mjaltit, e mbi të gjitha peshën ideale të cilën e arriti. Ndër të tjera, çifti nga Glasgow e adoptoi një qen dhe po e shijojnë jetën martesore.