Humbi nënën, Kaltrina falënderon publikisht ata që u qëndruan pranë në ditët e vështira

Javë më parë Kaltrina Selimit i vdiq nëna.

ShowBiz

13/11/2019 20:30

Javë më parë këngëtarja Kaltrina Selimi është përballur me një humbje të madhe, shkruan lajmi.net.

Nëna e saj ka ndërruar jetë dhe këtë lajm të hidhur e kishte dhënë vetë këngëtarja nëpërmjet një postimi në Instagram.

Në po këtë rrjet social ajo vendosi që para pak minutash t’i falënderoj publikisht të gjithë ata që i qëndruan pranë në këto ditë të vështira.

Me fjalët që ka shkruar ajo ka prekur të gjithë pasi në theks të veçantë i është drejtuar nënës si engjëll dhe ka thënë se i nevojitet akoma kujdesi i saj./Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/B40SqbaALef/